Ndryshimi i klimës po bëhet gjithnjë e më i ndjeshëm në arqipelagun norvegjez Spitzbergen.
Temperatura mesatare vjetore në vitin 2016 ishte rreth zero gradë, rreth shtatë gradë më shumë se normalja në këtë rajon.
Përderisa Arktiku ngrohet dy deri në tri herë më shpejt se pjesa tjetër e Tokës, pasojat e ndryshimit të klimës në Spitzbergen janë shumë evidente.
Toka përjetësisht e ngrirë po shkrihet. Shtëpitë rrezikojnë të rrëshqasin, në shtëpi të veçanta në sipërfaqet e kodrave nuk lejohet më të banohet- Akulli në detin Arktik në 25 vitet e fundit është pakësuar duke u përgjysmuar.
Studiuesit druajnë, se në disa dekada në verë Poli i Veriut mund të jetë pa akull. Tek sodit nga lart Spitzbergen sheh vetëm akull, borë dhe akullnaja deri ku të kap syri në horizont. Pra në vështrim të parë ndryshimet dramatike të klimës që po ndodhin këtu pothuajse janë të padukshme.
Is-Fjord jo më kot quhet gjiri i akullt. Por ka disa vite që ai as në dimër nuk ngrin më. Para Spitzbergen peshkatarët zenë salmon dhe skumbir.
Më parë ky lloj peshku gjendej shumë më në jug. Për drejtorin e Institutit Polar Norvegjez Kim Holmén është e qartë, që ndryshimi i klimës në Arktik është tashmë i pandalshëm.
“Ka shenja që ngrohja e Tokës ka të bëjë me ne njerëzit. Ndryshe ne nuk mund ta shpjegojmë rritjen e temperaturës në 30 vitet e kaluara.“
Përse po ngrohet kaq shpejt Arktiku?
Edhe në portin kryesor të arqipelagut, Longyearbyen, ndryshimi i klimës po ndryshon jetën e njerëzve. Shtresa e permafrostit në Tokë po shkrin. Shtëpitë rrezikojnë të rrëshqasin. Numri i orteqeve është rritur në mënyrë dramatike.
Një ekip ndërkombëtar studiuesish – nën drejtimin e meteorologut nga Lajpcigu Manfred Wendisch – do të zbulojë tani, se përse po ngrohet kaq shpejt Arktiku. Çdo ditë ai del në aeroportin e vogël të Longyearbyen.
Këtu ndodhen dy avionë polarë të Institutit Alfred-Wegener. Me avionin e rikosntruktuar DC-3 studiuesit duan të gjejnë gjurmët e ndryshimit të klimës në Arktik.
Në radhë të parë këtu bëhet fjalë për një enigmë deri më tani të pazgjidhur. Manfred Wendisch: “Ne kemi një ngrohje globale, por ajo është më e fortë në Arktik.
Ka disa faktorë që luajnë një rol këtu. Retë janë njëri ndër këta faktorë të rëndësishëm – kështu mendojmë ne të paktën. Ndaj kemi ardhur këtu që ta vërtetojmë.”
Roli i reve
Retë mund ta përforcojnë ngrohjen e Tokës. Ato krijojnë një mantel mbrojtës, që e dobëson ftohjen e Arktikut. Kjo, thënë shkurt, është teza.
Ndaj ne jemi duke matur kristalet e akullit në hapësirë.”Kur kristalet e akullit qarkullojnë në atmosferë, ne marrim një hije të kristalit.
Kështu ne mund të masim formën dhe madhësinë e tij e po ashtu mund të përcaktojmë edhe pëqendrimin e akullit brenda një reje./DW/
“Ata kanë mbledhur të dhëna të rëndësishme. Vlerësimi i tyre do të kërkojë vite. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten.
Akulli i detit të Arktik është përgjysmuar në 25 vitete e fundit. Arsyeja është rritja e temperaturës. Fillimisht krijohet një i ashtuquajtur pellg i shkrirjes e pastaj akulli çahet.
Studiuesit kanë konstatuar, se sipërfaqet e errëta të ujit e thithin më fuqishëm Diellin se sa akulli me ngjyrë të çelët.
Një qark kërcënues vihet kësisoj në lëvizje. Mbulesa veriore e Polit në 40-50 vjet në verë mund të jetë tërësisht pa akull, por kjo sjell edhe pasoja të jashtëzakonshme për klimën tek ne.
Kim Holmen, nga Instituti Polar i Norvegjisë vë në dukje: “Shumë gjëra, që sot ne i lidhim me Spitzbergen, do të ndryshojnë. Spitzbergen të së ardhmes do të jenë ndryshe nga ajo që njohimne sot”./Mesazhi/