Ballina Arritje Teknologji Ndryshimi i ri në Google Drive e bën procesin e sinkronizimit dhe...

Ndryshimi i ri në Google Drive e bën procesin e sinkronizimit dhe ngarkimit më të shpejtë

Tani me funksionalitetin e ri “differential uploads”, Google Drive është inteligjent dhe kupton cilat pjesë të dokumentit kanë ndryshuar dhe të ngarkojë vetëm atë për ta sinkronizuar në cloud.

Google tha së fundi se një përditësim i ri në Google Drive e ka bërë shërbimin cloud të ruajtjes së të dhënave më të shpejtë në sinkronizim dhe shfrytëzon më pak hapësirë.

Për të kuptuar sesi funksionon, merrni shembull një dokument të madh prej 1GB. Më përpara Google Drive do të ringarkonte të gjithë skedarin në cloud çdo herë që bënit një ndryshim, edhe nëse ndryshonit një gërmë të vetme në dokument. Një proces aspak efikas.

Tani me funksionalitetin e ri “differential uploads”, Google Drive është inteligjent dhe kupton cilat pjesë të dokumentit kanë ndryshuar dhe të ngarkojë vetëm atë për ta sinkronizuar në cloud.

Rezultati është një proces sinkronizimi shumë më i shpejtë në dy drejtimet, nëse po ngarkoni në cloud apo po sinkronizoni në një pajisje tjetër. Gjithashtu redukton përdorimin e bandwidth-it.

Funksionaliteti i ri po lançohet në kanalet Rapid dhe Scheduled Release dhe do të jetë gjerësisht i disponueshëm për këdo që përdor Google Workspace ose llogari personale të Google.

Exit mobile version