Ndryshimet në shtatzani përfaqësojnë një revolucion të vërtetë për trupin e nënës së ardhshme e cila kryesisht shëndoshet tek pjesa e ijeve dhe kofshëve.
Përse ndodh kjo gjë? Ijet do të zgjerohen gjatë shtatzanisë pasi do të përgatisin vendin duke ju përshtatur rritjes së fetusit.
Uterusi do të mbrojë fëmijën që rritet brenda barkut të nënës dhe për t’i mundësuar uterusit hapësirën e nevojshme ndërsa zmadhohet, do të zgjerohen edhe ijet. Përsa i përket kofshëve, do të marrin peshë pasi do të akumulohet uji që ndodhet në organizëm, gjë që është shumë normale në shtatzani.
Ato gjithashtu do të duken të fryra dhe të rënduara edhe për shkak të ndryshimit hormonal që karakterizon shtatzaninë. Të gjitha këto ndryshime janë tepër natyrale, por sigurisht ndryshimi në peshë do të ndikohet edhe nga ushqyerja, e cila nëse nuk do të jetë e ekuilibruar do të shkaktojë rritje të madhe në peshë.
Pra të gjitha këto ndryshime ndodhin pasi trupi organizohet për të pritur dhe rritur sa më mirë fëmijën që do të vijë në jetë. Vetëm pas lindjes këto pjesë të trupit do të kthehen në gjendjen e mëparshme, ndërkohë shijoni shtatzaninë dhe pranoni ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj. /Burimi ”përnënat”/