Ndryshime të dukshme në Mitsubishi Eclipse Cross

Dy vite pas lansimit, Mitsubishi Eclipse Cross bënë ndryshime të mëdha.

Një ndër makinat më të kërkuara që nga viti 1989 e deri më 2011 ishte makina Mitsubishi Eclipse, transmeton Telegrafi.

Makina u është nënshtruar disa ndryshimeve që mund të konsiderohen jo të lehta dhe kjo ndodhi vetëm dy vite nga lansimi i fundit.

Reporterët e kanë parë këtë makinë teksa testohej me shtresa kamuflazhi në pjesën e përparme dhe të pasme, ndërsa anësoret ishin të hapura. Kamuflazhi nuk ia ka fshehur dritat e reja që janë më të ngushta, si dhe grillin e ri që është i ngjashëm me Mitsubishi L200 që shitet vetëm në Evropë.

Ndryshimet vërehen në pjesën e pasme, që tani nuk është më e ndarë në dy pjesë, dritat janë të pozicionuara në mënyrë horizontale, ndërsa krahu i pjesës së sipërme ka dizajn tjetër që i japë dukje shumë më të egër.