Është mbajtur protesta e thirrur në sheshin e Prishtinës kundër masave antiCOVID të vendosur nga qeveria e Kosovës e të cilat hyjnë në fuqi sot në orën 18:00.
Aty ishte parë një numër i vogël protestuesish, të cilët mbanin pankarta në duar.
Ata janë ankuar se qeveria po i mbyll pa të drejtë, dhe pa u dhënë përkrahje financiare.
Protesta që ishte paraparë të fillonte në orën 11:15, në rrjete sociale ishte përkrahur nga një numër i madh i njerëzve, mirëpo që njëjtë s’ka ndodhur edhe praktikisht.