Ajri në kryeqytet nuk duket edhe aq i pastër. E gjithë kjo si pasojë e tymtarëve të shumtë të cilët nuk kanë filtra të duhur për të pastruar atë që nxjerrin.
Një shembull i tillë duket se janë edhe tymtarët e KEK-ut në Obiliq. Fotografi i portalit arbresh.info ka bërë disa fotografi në mëngjesin e sotëm këtyre tymtarëve, dhe në këto fotografi shihet qartë tymi që del e që shpërndahet në atmosferë.
Një gjë e tillë padyshim që nuk është në të mirë të shëndetit tonë.