“Pastaj erdhi ndotja më e rrezikshme e kësaj kohe, e ajo është ndotja morale; që ka të bëjë me atë që ka shpikë njeriu prej mjeteve të informacionit, që hyjnë tek çdo njeri, në dhomën e gjumit të tij, në tubimet familjare në tryezën e darkës, siç është televizori, radio-tranzistorët (këto kanë qenë dikur, ndërsa sot janë telefonat e zgjuar – L.H), sa pëllëmba e dorës, të cilët njeriu i shtrirë për gjumë e merr në dorën e tij.
Përmes këtyre mjeteve të dashura, është bërë e mundur, prej aty ku jemi, t’u paraqesim njerëzve çfarë të duam, dhe është bërë e mundur prej çdo vendi të qarkullojmë të kotën dhe të përhapim gënjeshtrat.
Është bërë e mundur në çdo vend të thërrasim drejt epsheve në mënyrë publike dhe të hapur, çfarë nuk kemi më nevojë të dëgjojmë nga njerëzit, natë-ditë, fjalët e turpshme të tyre. Dhe, me ato çfarë u paraqesim syve të tyre prej përkëdheljeve (flirtimeve), edukojmë të vegjlit, se ky është realiteti, e kështu mbaron turpi!
E, me mbarimin e turpit, fillon shteti i majmunëve..!”
________________________________
Dr. Mustafa Mahmud, nga libri “Koha e majmunëve” (Asrul-kurud)
Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja