Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ndotja e ajrit shkaktoi vdekjen e rreth 50 mijë personave vitin e...

Ndotja e ajrit shkaktoi vdekjen e rreth 50 mijë personave vitin e kaluar në Iran

Mohammad Reza Zafarghandi

Ministri i Shëndetësisë i Iranit, Mohammad Reza Zafarghandi, tha se ndotja e ajrit shkaktoi vdekjen e rreth 50.000 njerëzve në vend vitin e kaluar, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Zafarghandi mbajti një fjalim në Konferencën e Ditës Kombëtare të Ajrit të Pastër.

“12,56 për qind e vdekjeve në vendin tonë, domethënë rreth 50 mijë persona kanë humbur jetën nga shkaqe të lidhura me ajrin e ndotur”, tha Zafarghandi.

Sipas tij, dëmi ekonomik që ajri i ndotur ka shkaktuar është rreth 12 miliardë dollarë. “Standardet ndërkombëtare pranojnë si ndotje praninë e më shumë se 5 mikrogram grimcash për metër kub ajër, këtë ne e përkufizojmë si 12 mikrogram. Edhe sipas kritereve tona, qytetet në vendin tonë thithin ajër të ndotur mesatarisht 247 ditë në vit. Kjo periudhë shkon deri në 353 ditë për kryeqytetin Teheran”, theksoi ai.

Ai tregoi se Zabol është më i ndoturi, ndërsa Sanandaj më pak i ndotur në këtë drejtim.

Thuhet se ndotja e ajrit në Teheran shkaktohet nga qarkullimi i papërshtatshëm i ajrit në qytet, dendësia e popullsisë dhe gazrat e emetuara nga automjetet e modelit të vjetër dhe motoçikletat.

Exit mobile version