Ndonjëherë Zoti t’i sjell përkujtimet andej nga s’e pret…

Atë ditë, ajo kishte shkuar në xhami për t’u falur pas një shkëputjeje të gjatë. Teksa po bëhej gati për të dalë, një grua e ndaloi dhe i kërkoi lekë. Me një zë të lodhur, i tha: “S’po të them se po vdesim për bukë moj bijë, por gjendjen e kemi të vështirë.”

Vajza kish ndërruar çantën dhe portofolin e kishte lënë aksidentalisht te çanta tjetër. I kërkoi falje gruas dhe i tha se kishte me vete vetëm disa të holla sa për kthimin në shtëpi.

Për çudinë e saj, gruaja as u mërzit e as shfaqi shenja zemërimi. Përkundrazi, pasi dëgjoi fjalët e vajzës, fytyra iu mbulua nga buzëqeshja.

“Mos m’u shfajëso moj bijë, mos m’u shfajëso!” – i tha.

Rizku (furnizimi) vjen prej Zotit, dhe ja, në këtë rast s’qenka shkruar për mua. Kur ta ketë shkruar Zoti, do ta marr”.

Vajza mbeti e pafjalë. Ai nuk ishte reagimi që priste e me të cilin ishte mësuar.

Gruaja iu duk e kënaqur, shumë e kënaqur, madje e bindur se rizku do t’i vinte.

Vajza heshti dhe mes lotësh iu kujtua ajeti kuranor, ku Zoti thotë: “…ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre, por nuk kërkojnë e as nuk i mërzisin njerëzit. Pra, çfarëdo që të jepni nga pasuria, s’ka dyshim se Allahu e di shumë mirë.”

Ajo grua me pamje të lodhur i dha vajzës një mësim që s’do ta harronte kurrë. Gruaja ishte e sigurtë për rizkun e saj sepse kishte mendim të mirë për Rizkdhënësin.

Dhe rizku s’është vetëm në vlerë monetare, por gjithçka që është përfitim për njeriun. Mund të jetë një bashkëshort i mirë, një punë e mirë, apo të mirat materiale që shfrytëzon çdo ditë… Mund të jetë edhe rizk emocional a shpirtëror.

Të jesh i sigurtë për rizkun tënd, do të thotë të kesh siguri te Burimi që nuk shterron kurrë.

©HijabIsMyPrideAlbania