Ndjenjat tona janë bërë për masazh!

Foto ilustruese

Një vështrim i shpejtë në pankartat, posterat dhe filmat e dashurisë të pikturuar në mure..
Dashuri dhe gjak…
Dashuri dhe humbje…
Dashuri nën diell…
Dashuri e çmendur…
Dashuri e krim…
Natë dashurie…
Një mitraloz në dorën e një gruaje me rroba banje…
Një marrëdhënie sekrete…
Një plak në dashuri me një trembëdhjetëvjeçare…
Dashuria në moshën tetëdhjetëvjeçare…
Kasapi i dashurisë…
Flaka e dashurisë…
Zjarri i dashurisë…
Sa largë dashurie janë këto eufori!
Më tepër duket si një komplot kundër nervave, xhepave dhe mendjes së spektatorit… Një komplot i hapur shantazhi nën sloganin e ndjenjave më fisnike njerëzore,
ndjenja dashurie.
Vallë, pse nuk i quajmë gjërat me emrat e tyre të vërtetë?
Pse nuk i lexojmë fotografitë me kujdes që të mos mashtrohemi nga titujt?
Pse nuk e pranojmë që jemi në epokën e promovimit publik të prostitucionit, degjenerimit dhe krimit!
Dashuria e vërtetë është padyshim diçka tjetër nga ajo që shohim në gjitha këto reklama!
Është në atë butësinë që pamë midis baballarëve dhe nënave tona ..
Është në atë dashuri dhe mëshirë që kombinohen mes zemrës së një burri dhe zemrës së një gruaje dhe bëjnë një aleancë të qetë për të bërë mirë dhe jetuar me nderë dhe fisnikëri larg nga këto skena dramatike që ne shohim të na shkelin në televizion dhe gjetiu.
Këto tragjedi të sajuara, dhimbje të rreme, rënkime seksuale dhe dridhje të çmendura janë malli i tregtarëve dhe i prodhuesve shpirtshitur që ata na mbjellin me opium, heroinë, hashash, marihuanë etj.
Televizionet, radiot dhe kompanitë CD, shtëpitë botuese dhe revistat garuan për të përhapur këto ethe, herë me qëllim dhe herë pa vetëdije, siç po ndodh në vendin tonë.
Këngët që kryejnë këtë lloj masazhi emocional përhapen si gripi….
“Ai më torturoi ndërsa unë vrapoja pas tij”, është refreni i shumë këngëve të sotme.
Është pjesë e një operacioni të gjerë për të droguar botën në përgatitje për grabitjen e saj.
“O bijtë e Ademit, le të mos ju mashtrojë kurrsesi djalli, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke ua zhveshur rrobat për t’u dukur vendet e turpshme! Ai dhe suita e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë roje të atyre që nuk besojnë.”

Halil Avdulli