Të jetosh në kontakt me natyrën ndikon sensin që kemi në lidhje me kohën. Kush jeton apo kalon shumë kohë në gjerlbërimin e natyrës, ndikohet nga mjedisi dhe ka perceptimin që koha kalon më ngadalë dhe më qetësisht, ndryshe nga jeta frenetike që ndjehet në qytet.
Dhe natyrisht konteksti i një shëtitjeje në pyll është plotësisht ndryshe nga një e tillë në një zonë urbane. Por thelbi me efekte të tjera pozitive, pasi kalimi i kohës në gjelbërim pranë një liqeni, në bregdet etj. ndikon ndryshimin e vëmendjes sonë, të shqetësimeve për të tashmen apo nevojat për të ardhmen, duke na ndihmuar t’i shohim gjërat nga një prespektivë më e gjerë.
Gjithashtu, qetësia që ndjejmë, automatikisht ndikon në uljen e impulsivitetit dhe mënyrës sesi reagojmë.
Njeriu, ka lindur në natyrë, e pavarësisht civilizimit e zhvillimit, ajo vijon të jetë me ndikim të madh, madje vendimtar në jetën humane.