Ballina Lajmet Shqipëri Ndihmoi 2 sirianë për të kaluar kufirin, arrestohet 41 vjeçari në Korçë

Ndihmoi 2 sirianë për të kaluar kufirin, arrestohet 41 vjeçari në Korçë

Policia ka arrestuar një 41-vjeçari pasi ndihmoi dy shtetas sirianë, për të kaluar kufirin.

Edmond Tarja, banues në Tiranë po transportonte me makinë klandestinët sirianë nga Korça drejt Tiranës.

Ai u kap të mërkurën në afërsi të fshatit Biranj-Korçë dhe sirianët i kishte marrë në afërsi të fshatit Kapshticë-Devoll, pasi këta të fundit kishin kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia.

“Edmond Tarja në afësi të fshatit Biranj-Korçë, është konstatuar duke transportuar me mjetin tip “Benz” me targa AA347RP,  drejt Tiranës, dy shtetas klandestinë sirianë, të cilët i kishte marrë në afërsi të fshatit Kapshticë-Devoll, pasi këta të fundit kishin kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia,”-raporton policia.

Exit mobile version