Ndihma e Turqisë kundër virusit njihet në regjistrin e Kongresit Amerikan

Në Regjistrin e Kongresit Amerikan janë regjistruar dy avionët e veçantë të Turqisë me pajisje mjekësore të dërguara në mbështetje të SHBA-së kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Unë ngrihem të njoh përpjekjet e një prej aleatëve tanë për të na ndihmuar në reagimin kundë koronavirusit”, tha kongresisti Joe Wilson, bashkëkryetari i Grupit për Marrëdhëniet SHBA-Turqi dhe Turqve Amerikanë, në një mbledhje të enjten.

“Ky është lloji i bashkëpunimit që ne duhet të shohim në çdo nivel në mënyrë që të adresojmë në mënyrë efektive këtë pandemi”, tha përfaqësuesi republikan i Karolinës së Jugut.

Wilson tha se është i kënaqur që sheh qeveritë amerikane dhe turke duke punuar ngushtë së bashku përballë sëmundjes.

“Kam mësuar se Turqia ka bërë dërgesa të furnizimeve mjekësore dhe pajisje në më shumë se 50 vende të botës dhe i lavdëroj ata për një bujari të tillë”, tha ai.

Në fund të prillit, në dërgesën e parë, Turqia dërgoi 500.000 maska ​​kirurgjikale, 4.000 veshje mbrojtëse, 2.000 litra dezinfektues, 1.500 syze, 400 maska ​​N-95 dhe 500 mburoja për fytyrën. Një aeroplan tjetër i ngarkesave ushtarake dërgoi grupin e dytë të furnizimeve mjekësore në fillim të majit.

“Është në interesin tonë të përbashkët të vazhdojmë të gjejmë mënyra konstruktive për të punuar së bashku”, shtoi Wilson.

Pandemia ka vrarë mbi 110.000 njerëz në SHBA, që është numri më i lartë në botë.