Ballina Jeta Shëndetësi Ndiheni të plogësht, ja vitamina që ju mungon

Ndiheni të plogësht, ja vitamina që ju mungon

Ju kemi thënë herë pas here që vitamina D, apo e ashtuquajtura vitamina e “rrezeve të diellit”, është shumë e rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar dhe kockave.

Por ka edhe një vitaminë tjetër që me siguri nuk e keni ditur se është kaq e rëndësishme për trupin e njeriut – vitamina B.

Para pak ditësh shkencëtarët australianë zbuluan se vitamina B3 gjatë shtatzënisë mund të ulë numrin e defekteve në lindje dhe aborteve në të gjithë botën.

E njohur ndryshe si niacina, vitamina B3 ndihmon në korrigjimin e mungesës së lëndëve ushqyese që mund të pengojnë në zhvillimin e organeve të bebeve siç duhet.

Por ka edhe shumë arsye të tjera, shumë pak të njohura, përse është e rëndësishme për shëndetin.

Për shembull, vitamina B6 mund të ndihmojë trupin në prodhimin e neurotransmetuesve (substanca kimike të trurit që transmetojnë informacionin nga truri në të gjithë trupin), si setoronina.

Kjo substancë ndihmon trupin të përballojë depresionin, stresin dhe ankthin.

Ndërkohë, mungesa e vitaminës B2 na shkakton ato çarjet e shëmtuara përreth gojës, ndërsa sasia e pakët e vitaminës B7 mund të çojë në flokë dhe thonj të brishtë.

Lajmi i mirë? Shumica prej nesh e marrin vitaminën B nëpërmjet dietës ushqimore – drithëra, për shembull.

Lajmi i keq? Mënyra jonë e jetesës e mbushur me stres –bashko edhe dietën e pasur me sheqerna, karbohidrate të bardha dhe pije alkoolike – mund të zbrazin rezervat e kësaj vitamine jetësore.

Përveç kësaj, trupi nuk mund të ruajë vitaminat B, prandaj duhet të zëvendësohen çdo ditë (përveç vitaminës B12, e cila mund të ruhet në mëlçi).

Me pak fjalë, kjo mund të jetë arsyeja përse vuani nga një sërë problemesh shëndetësore ose një letargji e përgjithshme (plogështi, lodhje, përgjumje).

Cilat janë vitaminat B?

Ndryshe nga llojet e tjera të vitaminave, ka disa “nënlloje” të vitaminës B.

Këto 8 vitamina përbëjnë atë që njihet ndryshe si grupi i vitaminave B kompleks: tiamina (B1), riboflavin (B2), niacin (B3), acid pantotenik (B5), piridoksine (B6), biotina (B7), folate (B9) dhe kobalamina (B12).

Nga vjen mungesa e vitaminave B?

Një dietë e lartë në sheqerna dhe karbohidrate

Një dietë e pasur në sheqerna dhe karbohidrate të bardha mund të zbrazë të gjithë rezervat e vitaminave B. Këto ushqime kërkojnë sasi të mëdha të vitaminave B për t’i metabolizuar ato në burime energjie të përdorshme brenda trupit.

Prandaj rezervat janë shumë të ulëta për të kryer funksionet e trupit siç duhet.

 

Duke konsumuar më shumë se sasia që rekomandohet zakonisht për alkoolin (jo më shumë se 14 gota në javë) mund të digjen më shpejtë vitaminat B, sidomos thiamina (B1).

Nga ana tjetër, nivelet e ulëta të thiaminës mund të ndikojnë në gjendjen e humorit.

Jo vetëm kaq, alkooli gjithashtu pengon absorbimin e vitaminave B në trup, kështu ka një efekt dyfish negativ.

Stres

Vitaminat B luajnë një rol kyçe në mbrojtjen e sistemit nervor

Të gjithë jemi të stresuar nga pak gjatë ditës, por stresi i tepërt mund të nxisë trupin të kërkojë më shumë vitamina B – i nevojitet më shumë për të prodhuar neurotransmetues për të mbajtur nën kontroll gjendjen e humorit.

Stresi mund të ndikojë edhe në dietë, duke na çuar në anashkalimin e vakteve apo ngrënien e ushqimeve të pashëndetshme./Mesazhi/

 

Exit mobile version