Ndeshjet që na presin sot në futbollin evropian

Pas ndeshjeve të kombëtareve, këtë fundjavë rikthehen ndeshjet e ligave, ku na presin disa derbi.

Në Premierligën angleze, ndeshja e parë është ajo mes Newcastle United dhe Chelsea, shkruan lajmi.net.

Por, pasdite, Tottenham në shtëpi pret Manchester Cityn, në derbin e xhiros në Premierligë.

Ndeshje të mira na sjellë edhe Bundesliga, me Bayern Munich që pret Werderin e Milot Rashicës, ndërsa Dortmund udhëton te Hertha Berlin.

Në La Liga, zhvillohet derbi mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, ndërsa në Serie A, Juventus luan si vendas i Cagliarit.