Ndeshjet më interesante për sot në 5 ligat më të mira evropiane

Duke pasur parasysh se lufta për titull në top 5 ligat evropiane po ndryshon nga java në javë, do të shohim ndeshje interesante në këtë xhiro.

Me fillim nga ora 13:30, Manchester City do të luajë ndeshjen e radhës në kuadër të Premierligës ndaj një kundërshtari të vështirë siç është West Ham, transmeton lajmi.net.

Edhe në Superligën e Kosovës do të zhvillohet një ndeshje për xhiron e 22-të, ku Trepça ’89 do të mirëpres Prishtinën nga ora 13:00.

Përballje tjetër e cila vlen për titullin e La Ligas është ajo mes Sevillas dhe Barcelonës, e cila do të zhvillohet nga ora 16:15.

Bayern Munich dhe FC Koln nga ora 15:30 do të përballen me njëra tjetrën, në të njëjtin orar kur do të luajnë edhe Dortmund dhe Bielefeld.

Ndërsa, në mbrëmje është edhe përballja mes Verona dhe Juventus nga ora 20:45.