Ndeshjet e tetorit vendimtare për Kosovën, thotë Foda

Trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll Franco Foda ka folur pas fitores ndaj Qipros 4:0 në Larnaka.

Ai në një konferencë për media e ka quajtur të rëndësishme arritjen e tri pikëve të para, duke thënë se ndeshjet e radhës në tetor janë vendimtare për Kosovën, e cila duhet të shënojë fitore për kualifikim në një grup më lart në Ligën e Kombeve.
Promoted Content

Slloveni nuk ka dashur serish të komentojë përjashtimin e tre futbollistëve Zhegrova, Muslija dhe Muriq, duke thënë se ky është vendim i Federatës së Futbollit të Kosovës për shkak të shkeljes së rregullave pas ndeshjes së parë kundër Rumanisë.
Dardanët sot mposhtën në udhëtim Qipron me golat e Vedat Muriqit (2), Albion Rrahmanit dhe Lumbardh Dellovës.

Kombëtarja e Kosovës më 12 tetor luan në udhëtim ndeshjen e xhiros së katërt ndaj Lituanisë, ndërsa tri ditë më vonë në “Fadil Vokrri” pret Qipron. Më 15 nëntor, Kosova luan si mysafire e Rumanisë, ndërsa më 18 nëntor pret në ndeshjen e fundit Lituaninë, e cila aktualisht renditet e fundit në grupin C2 pa asnjë pikë.
Pas dy ndeshjeve, “Dardanët” renditen në pozitën e dytë në tabelë me tri pikë nga dy ndeshje të zhvilluara.