Ndeshja miqësore Turqi-Moldavi nën drejtimin arbitrit kosovar

Në ndeshjen miqësore mes Kombëtares së Futbollit të Turqisë dhe asaj të Moldavisë, e cila do të zhvillohet më 27 mars drejtësinë do ta ndajë arbitri kosovar, Genc Nuza, nga Federata e Futbollit të Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Federatës së Furbollit të Turqisë, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e ri të Eskishehir-it, do të gjykohet nga Nuza, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Ndërsa abirtri i katërt i kësaj ndeshjeje do të jetë Alper Ulusoy, nga Federata e Futbollit të Turqisë.