Një ndeshje spektakolare planifikohet të luhet në qytetin e Prishtinës, më 15 qershor të këtij viti.
Shumë yje pritet të zbresin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, për një ndeshje spektakli, përcjell lajmi.net.
Granit Xhaka dhe Milot Rashica pritet të zbresin në fushën e blertë, me skuadrat e krijuara nga vet ata, me shumë yje të tjerë shqiptarë.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.
I gjithë ky organizim do të bëhet me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.
Pra, më 15 qershor, në Prishtinë, do të kemi mundësinë të shohim ndeshje spektakli ndërmjet skuadrës së Granit Xhakës dhe skuadrës së Milot Rashicës.