Truri në brendinë e tij përmban zona të tjera të lidhura me emocione dhe shqisa. Brenda këtyre zonave truri i njeriut orientohet nga kompjuteri me memorie nga kuptimi fisnik, në të cilin truri – kompjuter me memorien e tij bashkon ndjenjat Ai dëgjon dhe kupton atë që dëgjon, dhe reagon me kthim. Ai sheh dhe kupton atë që sheh, dhe reagon me kthim. Dëgjimi dhe të parët orientohen përmes këtij veprimi.
Pastaj u paraqit befasia e cila tërë vëmendjen e orientoi në fshehtësinë mahnitëse e cila qëndron në dhënien e përparësisë dëgjimit mbi të parët. Këto janë versetet që përmendin syrin dhe veshin. Në këto versete mund të vërejmë që syri i paraprin veshit e që është situatë e kundërt në krahasim me të dëgjuarit dhe të parët.
A thua ndërtimi anatomik dhe funksional i zonave të lartëpërmendura të trurit njeriut ka qenë i njohur në kohën e Pejgamberit s.a.v.s.?
Gjithashtu, a thua ndërtimi i zonave urdhëruese sikur që janë qendrat për dëgjim, të parë dhe emocione si dhe zonës preferencës e cila zgjedh në mes opsioneve alternative, ka qenë e njohur me precizitet dhe detalisht më shumë se njëmijë vjet pas vdekjes së Pejgamberit s.a.v.s.?
Përgjigjja e saktë është: Jo.
Tërë bota nuk ka qenë e vetëdijshme për asgjë në lidhje me ndërtimin e tërësishëm dhe kompleksiv të trurit. Bota filloi në kohën e fundit të i studiojë zonat e trurit të njeriut përgjegjëse për dëgjim, të parë, ndjenja dhe vendosmëri. Kjo ndodhi më tepër se njëmijë vjet pas vdekjes së Pejgamberit s.a.v.s.
Pyetja e fundit do të ishte: Çfarë do të ishte komeni i bashkësisë ndërkombëtare të intelektualëve nëse të njëjtit zbulojnë hartën gjithëpërfshirëse anatomike dhe ndërtimit funksional të zonave të larta komanduese të trurit të njeriut ashtu siç është cekur në Kuranin fisnik? Nuk ka dyshim se përgjigjja logjike është: Ky do të jetë argument shkencor i saktësisë së Pejgamberit s.a.v.s. dhe mesazhit të tij, si dhe argument i pakontestuar se Kurani fisnik është e vetmja mrekulli e përhershme e mbetur e cila ka ngecur që tërë njerëzimi ta pasojë dhe që të jetë ligj për ata që dëshirojnë ta pasojnë rrugën e Drejtë. Ti zbulojmë, pra, fshehtësitë e trurit të njeriut (burimin e civilizimit dhe organit i cili njeriut i mundëson të gjykojë, bën zgjedhjen dhe bie vendime të lira).
Le ta vizatojmë hartën e trurit të njeriut me qendrat për urdhëra kryesor mental duke studiuar me durim versetet që kanë të bëjnë me dëgjim, të parë, dhe zemër në Kuranin fisnik (mrekulli e përhershme). Në komentet e periudhave të ndryshme të Kuranit fisnik kam vërejtur në vijim:
1. Përmendja e shqisës së dëgjimit dhe të parit në Kuranin fisnik:
“All-llahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.“ (En – Nahl, 78)
Dhe:
“Ne u patëm mundësuar atyre (fuqi, pasuri, jetë të gjatë), atë që nuk ua mundësuam juve, u patëm dhënë të dëgjuar, të parë e edhe zemra (të menduar), por atyre nuk u bëri dobi asgjë, as të dëgjuarit e tyre, as të parit e tyre e as zemrat e tyre, pse ata ishin që i mohonin argumentet e All-llahut, andaj i përfshiu ajo me të cilën talleshin.” (El – Ahkaf, 26)
2. Fjala dëgjim vie në njëjës, ndërsa fjala të parët vie në shumës.
3. Fjala zemër gjithmonë vie pas fjalës dëgjim dhe fjalës të parë:
“Ai është që ua krijoi të dëgjuarit, të pamurit dhe të kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirënjohës.” (El – Mu’minunë, 78)
4. Fjala memec vie në mes fjalës i shurdhër dhe i verbër:
“(Mbesin në errësirë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rrugë e tyre e keqe).” (El – Bekare, 18)
Komentuesit e Kuranit fisnik kanë ofruar argumentin personal në këtë verset duke thënë: “Përparësia ose prioriteti i dëgjimit mbi të parët është për shkak të pozitës së lartë të dëgjimit, gjegjësisht veshit. Veshi dëgjon nga të gjitha anët dhe ky është vegël perceptive për shpallje, ndërsa personi i cili flen, zgjohet nëpërmes veshit.”
Interpretimi i Kurtubiut thekson: “Shumica e filozofëve thotë se të parët ka përparësi mbi dëgjimin, sepse dëgjimi mund të perceptojë vetëm zërin dhe të folurit, ndërsa të parët percepton tërë trupin, të gjitha ngjyrat dhe format.”
Alusiu përmend në shpjegimin e tij: “Vërtet të gjitha shqisat janë të rëndësishme, nëse ekzistojnë në renditjen e tyre të rëndomtë. Mendohet se ai që humb një shqisë i zvogëlohen mundësit perceptive, andaj, favorizimi i njërës shqisë mbi tjetrën është pakuptim. Andaj, ideja e dhënies përparësi dëgjimit mbi të parët për shkak të pozitës më të lartë është e padrejtë dhe pabazë, por edhe pas kësaj nuk është e suptituar.”
Pastaj paraqitet befasia, e cila orientoi tërë vëmendjen në fshehtësinë mahnitëse e cila qëndron në dhënien e përparësisë dëgjimit mbi të parët.
Këto janë versetet që përmendin syrin dhe veshin. Në këto versete mund të vërejmë se syri i paraprin veshit e që është situata e kundërt në krahasim me dëgjimin dhe të parët:
“Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.” (El – A’rafë, 179)
“A kanë ata (idhujt) këmbë të ecin me to, a kanë duar të rrëmbejnë me to, a kanë sy të shohin me ta, a kanë veshë të dëgjojnë me ta? Thuaj: “Thirrni shokët (zotat) tuaj e thurni kurtha për mua e mos pritni.” (El – A’rafë, 195)
“Ne u caktuam atyre në të (në Tevrat) kundërmasat ndëshkuese: njeriu (mbytet) për njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për veshin, dhëmbi për dhëmbin, por edhe plagët kanë kundërmasë. E kush e falë atë (hakmarrjen), ajo është shpagim (nga mëkatet) për të. E kush nuk vendos sipas asaj që zbriti All-llahu, ata janë mizorë (të padrejtë).” (El – Maide, 45)
Për këtë, nëse përparësia është për shkak të pozitës më të lartë, veshi do të duhet t’i paraprijë syrit sikur që dëgjimi është para të parit, sepse veshi është mjet i dëgjimit, ndërsa syri mjet vizual. Pra, nuk është në pyetje pozita më e lartë e një organi mbi tjetrin, por diç tjetër, mrekullia shkencore duke gjykuar sipas të gjitha gjasave. Shkencëtarët kanë zbuluar qendrën për dëgjim dhe rrugët me të cilën vërejmë gjërat e dukshme dhe ju japim kuptim. Kanë zbuluar se veshi është instrument i qendrës për dëgjim në kokën e njeriut, dhe qendra për dëgjim anatomikisht i paraprin qendrës për sy në trurin tonë. Këto del në pah një mrekulli e vërtetë.
Fjala dëgjim dhe të parë në versetet kuranore paraqiten në harmoni me renditjen e lokacioneve të qendrave për dëgjim dhe të parë në trurin e njeriut. Por, përveç që njeriu është i begatuar me dëgjim dhe të parë, posedon aftësinë e produksionit të elokuencës së stërholluar njerëzore. Shkencëtarët neurolog zbuluan vendin e quajtur fornix, i cili gjindet në mes qendrës për dëgjim para dhe qendrës për të parë prapa. Kur qendra për dëgjim është në intereaksion me qendrën për të parë, atëherë vendi në mes këtyre dy qendrave përbën vendin e produksionit të elokuencës njerëzore. Versetin kuranor që e kemi përmendur (i shurdhër, memec dhe i verbër) me fascinim unikal udhëzon në zonën elokuente në trurin e njeriut. Fjala memec e cila gjindet në mes fjalës i shurdhër në fillim dhe fjalës i verbër në fund të këtij vargu ka të bëjë me zonën e elokuencës në tru, e cila është e vendosur në te mes qendrës për dëgjim para dhe qendrës për të parë prapa. Nëse shurdhim mendohet mosfunksionim i dëgjimit, dhe nëse verbëria është mosfunksionim i të parit, memecëria andaj është mosfunksionim i të folurit.
E meqë ata që janë të përshkruar si të shurdhër, memec dhe të verbër janë ateistët, që kanë dëgjim të shëndoshë, shikim të qartë dhe të folur elokuent, shurdhimi këtu d.m.th. mosfunksionimin perceptiv të shqisës së dëgjimit, verbëria paraqet mosfunksionimin perceptiv të shqisës së parit, ndërsa memecëria paraqet defekt mental i cili ka të bëjë me elokuencën perceptive. Në afrim të kësaj përkrahje kemi versetin e Kuranit fisnik:
“All-llahu sjell shembull: dy njerëz, njëri prej atyre dyve është memec që nuk ka aftësi për asgjë (as për vete as për të tjerët) dhe vetë ai është barrë për kujdestarin e tij, pse kudo që ta orientojë, ai nuk sjell ndonjë dobi. A është ai i barabartë me atë që udhëzon për drejtësi e edhe vetë është në rrugën e drejtë?” (En – Nahl, 76)
Në këtë rast fjala memec udhëzon në zonën elokuente e cila në tru gjindet në mes qendrës për dëgjim dhe qendrës për të parë. Paraprakisht me këtë, kuptimi i fjalës memec dhe përdorimi i saj në Kuranin fisnik ka të bëjë me funksionimin e qendrës për elokuencë brenda trurit të njeriut.
Të ndalemi këtu që të skicojmë dhe të përshkruajmë detalisht zonat e përmendura në versete që kanë të bëjnë me dëgjim, të parë dhe elokuencë, e pastaj të shtrojmë pyetjen: A thua zona mentale të larta brenda trurit të njeriut janë të kufizuara kryesisht me dëgjim, shikim, elokuencë, dhe me të menduar, të ngjajshëm me këto?
Shkencëtarët kanë zbuluar që zona e elokuencës në trurin e njeriut gjindet në mes qendrës për dëgjim dhe qendrës për të parë.
Përgjigjja ime është: Jo, truri në brendinë e tij përmban zona tjera të lidhura me emocione dhe shqisa. Brenda këtyre zonave truri i njeriut orientohet nga kompjuteri me memorie kah kuptimi fisnik në të cilin truri – kompjuter me memorien e tij bashkon ndjenjat. Ai dëgjon dhe kupton atë që dëgjon dhe vepron me kthim. Ai sheh dhe kupton atë që sheh dhe vepron me kthim. Dëgjimi dhe shikimi orientohen nëpërmes këtij veprimi. Ky kuptim i thellë nuk ekziston në makinat e përparuara që janë të mbajtura me potenciale të mëdha input dhe output, shënimeve hyrëse dhe dalëse. Sado që këto makina janë të sofistikuara, prapëseprapë mbesin trupa pa jetë të privuara nga emocionet dhe ndjenjat e përgjegjëisë.
A është e mundur të përcaktojmë lokacionin dhe funksionin e zonave përgjegjëse për ndjenja dhe emocione në bazë të verseteve të Kuranit fisnik?
Përgjigjja është: Po, kjo është e mundur. Por si?
Me studimin e vëmendshëm të verseteve në të cilët përmendet fjala Fuad (zemra) zbulojmë vëzhgimet në vijim:
1. Fjala Fuad (zemër) në Kuran gjithmonë është e vendosur pas fjalëve dëgjim dhe fjalëve shikim.
2. Fjala Fuad (zemër) vie në shumës (Ef’ide) sikur edhe fjala shikim:
“All-llahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.” (En – Nahl, 78)
3. Fjala Fuad (zemër) vie në kuptim siç janë emocionet, instiktet dhe ndjenjat.
Emocionet:
“Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që ta falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoi ata me fruta.” (Ibrahim, 37)
Instiktet:
“Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme në mënyrë të fshehtë nxit njëri-tjetrin në mashtrime. E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do bënin atë (armiqësi), po ti lëri ata me ato trillime.
Dhe që të anojnë (te ato fjalë mashtruese) zemrat e atyre që nuk besojnë botën e ardhshme dhe që të kënaqen e ngarkohen me atë që janë duke u ngarkuar (ty nuk të dëmtojnë asgjë).” (El – En’amë, 112-113)
Ndjenjat:
“Është zjarri i All-llahut i ndezur fort.
Që depërton deri në loçkë të zemrës.” (El – Humeze, 6-7)
Ndërsa fjala Kalb (zemër) vie në kuptimin që përfshin mendimet dhe ndjenjat:
“A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? Pse në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharor.” (El – Haxhxh, 46)
4. Njohja e Kalbit (zemër) në një anë dhe Fuad (zemër) në anën tjetër:
“E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët (kur kuptoi se ka rënë në duar të faraonit) dhe gati ta zbulojë atë (fëmijën), sikur të mos ia forconim Ne zemrën asaj që të bëhet e bindur (në premtimin e All-llahut).” (El – Kasas, 10)
Gjithashtu në hadithin e Pejgamberit s.a.v.s qëndron: “Jemenasit janë popull me zemër të butë dhe zemra të qetësuara”, dhe “Allahu do ta bëjë zemrën tënde të patrembur dhe ta udhëzojmë zemrën tënde”.
Shkencëtarët kanë zbuluar që ekziston qendra për emocione dhe instikte në tru.
Këto vëzhgime të qarta vënë në shenjë në dallimin në mes zemrës (Kalb) në një anë dhe zemrës (Fuad) në anën tjetër. Kjo paraqet që Fuad organikisht është i lidhur me dëgjim dhe shikim dhe ka lidhje me ndjenjat, emocionet dhe instiktet.
Nëse të dëgjuarit i përshkruhet për dëgjimin në të cilin percipohen zërat dhe i jep kuptim, dhe nëse të parët ka të bëjë me qendrën e të parët ku vërehen dhe kuptohen gjërat e dukshme, atëherë Fuad, i cili organikisht është i lidhur me dëgjim dhe shikim, ka të bëjë me qendrën për ndjenja dhe emocione.
Dr Me’mun Mubejjid në veprën “Mësohu t’i mbizotërosh emocionet tuaja” (Sarajevë, 2008), në faqen 33 definon dhe prezanton funksionin amigdale, qendrën për emocione dhe thotë: “Kjo është stacion i bashkimit të qelizave nervore brenda trurit dhe kjo është qendër e veçantë për emocione dhe ndjenja. Nëse amigdale lëndohet, njeriu mund të humbasë dimensionin emocional të ngjarjeve jetësore. Atëherë bëhet qenie e ftohtë pa emocione dhe pa mundësi të kthejë ndjenjat, pak i interesuar për njerëzit tjerë. Të gjitha informatat të cilat nëpërmes shqisave të ndryshme arrijnë në tru, së pari kalojnë nëpër amigdale, ku zhvillohet shikimi i shpejtë i tyre ku do të vërehet a thua në këto informata ka diç me rëndësi për këtë person. Informatat e përmendura te njeriu krijojnë ndjenjën e lumturisë, gëzimit, emocioneve, pikëllimit, hidhërimit, etj. Ky proces ndodh para se informatat të arrijnë te korja e trurit e cila zakonisht është përgjegjëse për analizë dhe kuptim të informatave. Në rast se në mesin e informatave gjinden disa të rëndësishme dhe emocionuese, këto nga amigdale dalin kah korja e trurit duke bartur me vete emocione të fuqishme. Këto emocione ndonjëherë i mbizotëron me mendim të qetë logjik, e ndonjëherë në tërësi do ta inkibojnë.”
Por, a është e mundur nëpërmes verseteve kuranore të identifikojmë lokacionin e Fuadit si zemër e trurit? Përgjigjja është: Po, për arsye se Fuadi ekziston në vend të caktuar pas dëgjimit, e jo prapa, pas qendrës për të parë. Kjo kërkon nga ne që të drejtohemi më thellë në strukturat e trurit meqë shkencëtarët kanë zbuluar zonat e ndjenjave dhe emocioneve. Mirëpo, shtrohet pyetja: A thua ndjenjat dhe emocionet në te janë në komptencën e njeriut? Përgjigjja është: Jo, sepse zemra pranon ndjenja të papritura dhe emocionuese dhe reagon ndaj ndjenjave të saj.
Pra, shtrohet pyetja: Cila është ajo vlerë e lartë njerëzore, e cila e bën qenien njerëzore të kualifikuar për gjykim dhe urdhërim?
Përgjigjja është: Kjo është një forcë diskrete e cila i mundëson të zgjedh në mes opsioneve alternative. A ekziston një vend brenda trurit njerëzor në të cilin kjo vlerë e madhe njerëzore paraqitet? Përgjigja është: Po, kjo është pjesa e përparme e lobit frontal të trurit të njeriut.
Shkencëtarët para pak kohe zbuluan lidhjen e tij me aftësinë që të zgjedh në mes opsioneve alternative me relacionet mentale të larta.
A ekziston ndonjë referencë në Kuran për lokacionin dhe funksionin e lobit frontal? Përgjigjja është: Po, por në çfarë mënyre?
Duke studiuar versetet në vijim:
“Unë iu kam mbështetur All-llahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë.” (Hudë, 56)
“A më tregon atë që pengon,
Një rob kur ai falet?
Ç’mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë?
Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet.
A më tregon nëse ai përgënjeshtron dhe zbrapset (nga besimi)?
A nuk e di ai se All-llahu e sheh?
Jo, jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin.
Floku rrenacak, mëkatar.” (El – Alak, 9-16)
Balluket në kuptim gjuhësor dhe terminologjik d.m.th. pjesa e ballit ku fillojnë flokët ose zona ballore. Verseti i parë (kaptina Hudë) përcakton ballin si vend i nivelit më të lartë i udhëheqjes dhe dirigjimit në trupin e njeriut. Verseti tjetër (kaptina El-Alak) shpjegon që zona paraballore është lokacion për aftësitë e zgjedhjes në mes opsioneve alternative.
Në fund, mund të dizajnojmë pamjen tridimensionale të trurit dhe në te të përcaktojmë lokacionin dhe funksionin e qendrave për dëgjim, të parë, emocione, vendosmëri në mënyrën si është shpjeguar me skicën vijuese. Imazhi tridimensional i trurit njerëzor i shpallur në versetet që paraqesin mrekulli unikale të Kuranit fisnik sa vijon:
1. Kur fjala sy vie me fjalën vesh në versetin e njëjtë, syri i paraprin veshit në renditjen e fjalëve. Syri gjindet në pjesën e përparme të kokës së njeriut, ndërsa veshi pason prapa.
2. Renditja e fjalëve dëgjim dhe të parë në gjithë versetet kuranore është identike me renditjen e lokacioneve të qendrave për dëgjim dhe të parë brenda trurit njerëzor. Pra, dëgjimi i paraprin të parit në Kuranin fisnik, ndërsa qendra për dëgjim gjindet para qendrës për të parë në trurin njerëzor.
3. Fjala Fuad merr pozicionin fiks pas fjalës dëgjim dhe të parë në gjithë versetet kuranore. Në gjuhën arabe kjo fjalë ka kuptimin e ndjenjës, e gjithashtu quhet edhe Kalb (zemër).
4. Fjala memec gjithmonë vie në renditje në mes fjalës shurdhë dhe verbër në gjitha versetet kuranore. Shkencëtarët zbuluan qendrën kryesore të elokuencës e cila ndodhet në tru në mes qendrës për dëgjim dhe qendrës për të parë.
Dr Hussein Rudwan Al-Lubaidy
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
/islamgjakova