Burgu Sednaya ka qenë një nga temat më të përfolura pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit në Siri fundjavën që kaloi, transmeton Anadolu.
Një seksion që tërheq vëmendje është “Ndërtesa e Bardhë, e njohur edhe si blloku i ekzekutimeve.
Burgu famëkeq për torturat nën regjimin e rrëzuar të Bashar al-Asadit, i cili gjendet 30 kilometra nga Damasku, u bë një vend për ekzekutime masive dhe tortura pas vitit 2011, me mijëra të vrarë dhe të nënshtruar ndaj kushteve çnjerëzore.
Pas rënies së regjimit gjatë fundjavës dhe marrjes së pushtetit nga opozita, u liruan të burgosurit kundër regjimit të mbajtur në Sednaya dhe qendra të tjera të paraburgimit.