Ndërsa të rinjtë palestinez vriten, të rinjtë izraelit matanë kufirit shikojnë “skenat live” (Foto)

Një imazh shqetësues ka dalur në internet, ku shihen disa të rinj izraelit në kufi me Gazën, duke brohoritur dhe festuar vrasjen e të rinjve palestinez pak vetëm pak kilometra larg tyre. Fotografia është kritikuar rëndë në mediat sociale.

Skena tronditëse është përshkruar si “kinema në natyrë”, ku shihen skena të neveritshme dhe barbare ndërsa ushtria izraelite përdor armë të vërteta kundër protestuesve palestinezë.

Skena për fat të keq nuk është e panjohur.

Në vitin 2014, disa izraelitë në qytetin kufitar të Sderot u panë duke pirë, duke kënduar dhe duke bërë selfie, ndërkohë që retë e zeza të tymit ngriteshin prapa tyre përgjatë kufirit.

Vrasjet e djeshme quan në 31 numrin e palestinezëve të vrarë nga agresioni izraelit.

Tubimet kufitare, të cilat filluan të premten e kaluar, nisën fillimin e një demonstrate gjashtëjavore që do të kulmoj më 15 maj. Kjo ditë do të shënojë 70 vjetorin e krijimit të Izraelit – një ngjarje që palestinezët e quajnë “Nakba” ose “Katastrofa”.

Demonstruesit po kërkojnë që refugjatëve palestinezë t’u jepet e drejta e kthimit në qytetet dhe fshatrat e tyre në Palestinën historike nga e cila u nxorrën në vitin 1948.

Izraeli, nga ana e vet, ka vendosur mijëra trupa përgjatë kufirit të ngushtë me Gazën, duke u zotuar të përdorë forcën vdekjeprurëse ndaj kujtdo që kërcënon “infrastrukturën e tyre të sigurisë”. /MESAZHI/