Javën e kaluar kompania zbuloi planet për transformimin e biznesit të saj të fabrikave në një filial më vete. Intel ka humbur gjysmën e vlerës së tregut vitin e kaluar dhe sot vlerësohet me 102.3 miliardë dollarë.
E ardhmja e Intel duke mjaft e zymtë pasi vitin e kaluar dizajneri i çipeve ARM kishte shprehur interes për blerjen e njësisë së produkteve të kompanisë.
Megjithatë Intel ishte përgjigjur duke thënë se divizioni në fjalë nuk ishte në shitje dhe refuzuar ofertën.
Brenda Intel janë dy njësi: grupi i produkteve që shet çipe për kompjuterët, serverët dhe pajisjet e rrjetit dhe biznesi i fabrikave të prodhimit të çipeve. ARM nuk kishte shprehur interes për biznesin e fabrikave sipas Bloomberg por vetëm për atë të produkteve.
Prej disa vitesh Intel ka qenë me humbje por në 12 muajt e fundit situata brenda kompanisë është përkeqësuar me shpejtësi. Pas humbje prej 1.6 miliardë dollarësh në tre mujorin e dytë të 2024, kompania njoftoi se do të largonte 15,000 punonjës si pjesë e një plani për reduktimin e kostove me 10 miliardë dollarë.
Javën e kaluar kompania zbuloi planet për transformimin e biznesit të saj të fabrikave në një filial më vete. Intel ka humbur gjysmën e vlerës së tregut vitin e kaluar dhe sot vlerësohet me 102.3 miliardë dollarë.
ARM shet dizajnë procesorësh tek Qualcomm, Apple dhe prodhues të tjerë kryesisht pajisjes mobile por nuk ndërton asnjë çip vetë. Blerja e divizionit të produkteve të Intel do të transformonte plotësisht modelin e biznesit të kompanisë.
Me Intel në një pozitë të vështirë, rivalët kanë shprehur interes për pjesë të biznesit të kompanisë. Pak ditë më parë u përfol për një interes të Qualcomm për blerjen e kompanisë.