Mario Segale, personi që i ka dhënë emrin karakterit kryesor të lojës legjendare “Super Mario” ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Segale i cili në SHBA punonte me pasuri të patundshme ndërroi jetë më 27 tetor.
Kompania ndërkombëtare e elektronikës dhe lojërave Nintendo, në vitin 1981 përmes Mario Segale kishte marrë me qira një fabrikë.
Zhvilluesi i lojës “Super Mario”, Shigeru Miyamoto, emrin e karakterit kryesor në lojë e kishte emërtuar “Jumpman”, ndërsa princeshën “Lady”, por Nintendo nuk kishte pëlqyer këto emra.
Miyamoto më pastaj duke kontaktuar me Segale kishte përcaktuar që karakteri kryesor të emërtohet Mario dhe ky emër ishte pranuar nga kompania.
Mario Segale ka 4 fëmijë dhe 9 nipa e mbesa.
“Super Mario” me 12 milionë shitje ishte bërë ndër lojërat më të shitura të kompanisë.