Sot gjatë faljës së namazit të drekës, në rekatin e tretë, ndërroi jetë Urtaku dhe ish Rektori i King Abdulaziz University në Xhedda, Prof.Dr.Muhammed Omer Zubejr.
Zubejri ka lind më 1932 në Xheda të Arabisë Saudite. Më 1970 ka doktoruar ekonominë në Universitetin e Connecticut SHBA.
Më 1972 është zgjedhur Rektor i King Abdulaziz University në Xhedda.
Ka punuar dhe shërbyer në Institute dhe Komisione të ndryshme pran Bankës Islame për Zhvillim në Xhedda dhe pran Organizates për Bashkpunim Islamik. Ka qënë Antarë Themelues i Shoqatës Ndërkombtare për Ekonomi Islame në Londër dhe më vonë Kryetar i saj.
Është dekoruar nga Banka Islame për Zhvillim me Dekoratën e Ekonomisë Islame për vitin 1415h.
Rahmetliu Dr.Zubejr ka qënë një mik i vërtetë i Kosovës. Gjatë luftës në Kosovë i ka kontaktuar dhe njoftuar autoritetet saudite dhe elitat atje me zhvillimet në Kosovë dhe ka mobilizuar Organizatat e ndryshme për të ndihmuar Kosovën dhe popullin e saj. E kam takuar disa herë dhe në secilin takim para se ta njoftoja për zhvillimet e fundit tek ne, më paraprinte me lajmet se Mbretëria Saudite ka kontaktuar SHBA-të dhe Konferencën Islamike dhe janë duke bërë të pamundurën që t’i bindin Ndërkombtarët për ndërhyrje ushtarake në Kosovë…
Allahu të mëshiroftë e të gradoftë me Xhennetin Firdeus, miku im dhe i shqiptarëve Dr.Muhammed Zubejr.