“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi”
Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021)
Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e gjerë se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Prishtinë, ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë.
Siç bënë të ditur familja, rahmetliu ishte i prekur nga Covid-19, andaj varrimi do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar, si dhe për shkak të situatës pandemike nuk do të organizohet të pame.
(Biografi e shkurtë)
Bajrush Ahmeti lindi më 1940, në fshatin Orllan, komuna e Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Medresenë “Alaudin” të Prishtinës. Studimet i vazhdoi në Fakultetin e Sheriatit dhe të Filologjisë në Universitetin e Bagdadit, ku edhe u diplomua, më 1972.
Prej vitit 1972 punoi si profesor i Historisë Islame në Medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë.
Me shkrime në periodikun e Bashkësisë Islame e gjejmë të pranishëm që nga vitet ‘70-të, të shekullit të shkuar, fillimisht në revistën “Edukata Islame”, pastaj në “Takvim- Kalendar”, “Zëri i Rinisë”, “Dituria Islame”, “Hëna e Re” etj., ku ka botuar artikuj, studime e përkthime nga fusha e Historisë Islame.
Bajrush Ahmeti ka të botuar një sërë veprash kryesisht tekste shkollore për nevoja të Medresesë: Historia e Pejgambërve (1978); Historia islame-2 (1992); Historia islame-3, (1992); Njëqind e një hadithe, përkthim me komentim,(1995); Historia islame-4, (1997); Perandoria osmane dhe përhapja e islamit në trojet shqiptare dhe në viset fqinje, (1997); Kadijanitë (Ahmeditë), (1997) etj.