Opinionisti i njohur i temave teologjike, Mexhid Yvejsi, ka ndërruar jetë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur bahskëpunëtori i tij Abdullah Klinaku, i cili ka kujtuar kohët kur është takuar me të ndjerin.
Mexhid Yvejsi ishte opinionisht i rregullt në faqen e njohur mesazhi.com.
Ky është njoftimi i plotë i bashkëpunëtorit të tij, Abdullah Klinaku:
Baci Mexhid na mërzite me udhën e Përjetësisë që more sot, Zoti të mëshiroftë!
Me bacin Mexhid, u patëm njoftuar para rreth 13 vitesh, kur së bashku shkruanim opinionet tona te faqja e cila u patë bërë vend takim i mendimeve tona, te Mesazhi.com. Me bacin Mexhid konsultohesha e diskutonim herë pas here për opinionet e temat para publikimit.
Baci Mexhid, çdo ditë na ka freskuar me postimet e tij e mbi të gjitha me optimizmin që ka kultivuar edhe përkundër vështirësive që e ballafaqonte jeta.
Duke qenë se i besojmë çdo fjale e thënie të Pejgamberit tonë s.a.v.s, jemi të qetë për juve kur e kujtojmë hadithin, se njeriu do të ringjallet me ata që i do. E ju, i keni dashur dhe i jeni përkushtuar dy gjërave më të shtrenjta.
Gjatë jetës suaj, i dashur baci Mexhit, i jeni përkushtuar Zotit dhe Emrave të Tij të Bukur! Keni shkruar për ta, keni folur për ta dhe keni jetuar jetën tuaj nën hijen e Emrave të Bukur të Allahut të Madhërishëm! Mëshira e Tij prej sot e deri kur ringjalleni para Madhërisë së Tij, qoftë petku juaj!
Po ashtu ju i dashur, për gjithë këto vite i jeni përkushtuar zbardhjes së figurave kombëtare e fetare të vendit e trashëgimisë sonë. Postimi juaj i fundit na e shfaqi të vërtetën se kryetari i parë i Bashkisë së Tiranës ishte hoxha ef. Ndroqi.
Zoti i Madhërishëm ju mëshiroftë e u ringjallëshi me dijetarët e thirrësit islam në krye me Imamin e këtij Ymeti, Muhamedin s.a.v.s.
Zoti ju dhashtë durim familjarëve, shokëve e miqëve, Gjakovës e gjithë shqiptarëve!