Ballina Artikuj Ndërron jetë nobelisti nga Gostivari, Ferid Muradi

Ndërron jetë nobelisti nga Gostivari, Ferid Muradi

Ferid Muradi

Nobelisti Ferid Muradi ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Ferid Murad, mjek e farmakolog shqiptaro amerikan, vdiq më 4 shtator në shtëpinë e tij Menlo Park. Ai lindi në Whiting të Indianas, në vitin 1936, studioi në në Universitetin DePauë në Greencastle të Indianas, ku u diplomua në vitin 1958, ndërsa mori titullin doktor shkencash në Universitetin Case Ëestern Reserve në Cleveland të Ohios.

Më pas punoi në Universitetin e Virxhinias deri në vitin 1981 për të kaluar në Universitetin e Stanfordit.

Në fillim të viteve të 70-ta Ferid Muradi filloi kërkimet mbi rolin e oksidit nitrik në sistemin kardiovaskular dhe zbuloi se ai luan një rol thelbësor në relaksimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Studimet e tij janë përqendruar në efektin e nitroglicerinës në trupin e njeriut. Ai ka punuar mbi këtë temë për vite të tëra bashkë me Robert Furchgott dhe Louis Ignarro. Të tre bashkë fituan Çmimin Nobel në 1998. Një nga sukseset më të mëdha profesionale të Ferid Muratit është shpikja e Viagras, tashmë me famë në të gjithë botën.

Profesorit Murad i është dhënë titulli “Doktor Nderi” nga shumë universitete dhe institucione prestigjioze arsimore-shkencore ndërkombëtare. Gjithashtu, ka titullin “Doktor Honoris Causa” nga Universiteti i Europës Juglindore në Tetovë.

Babai i nobelisit, Xhabir Murad Ejupi emigroi nga Gostivari, në moshë të re, kur ishte 18 vjeç, nga nevoja për të ndihmuar familjen e madhe, e cila u ndodh ngushtë pas vdekjes së nënës, që e la atë jetim në moshën 12 vjeç. Të ardhurat nga shitja e ëmbëlsirave nuk mjaftonin për të siguruar jetesën. Vështirësitë ekonomike dhe mungesa e punës e detyruan djaloshin nga Gostivari të merrte rrugët e Evropës së turbulluar nga valët e Luftës së Parë Botërore, e cila sapo kishte filluar. Xhabirit iu dha mundësia që në vitin 1914 të marrë një anije dhe, nëpërmjet Ellis Island-it të fillojë jetën e re në Amerikë. /shenja

 

Exit mobile version