Jean-Marie Le Pen, një ndër emrat e shquar të ekstremit të djathtë në Francë dhe themeluesi i partisë Tubimi Kombëtar (RN), që më pari njihej si Fronti Kombëtar (FN), ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçar, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë për mediat kombëtare, familja e Le Pen njoftoi se 96-vjeçari ka ndërruar jetë.
Sipas kanalit francez BFMTV, Le Pen prej disa vitesh kishte probleme shëndetësore.
Jordan Bardella, sekretari i përgjithshëm i RN-së, partia më e madhe në Asamblenë Kombëtare të Francës, në postimin e tij në rrjetet sociale tha se është i pikëlluar nga vdekja e Le Pen i cili gjithmonë ka shërbyer për Francën.
Vdekja e Le Pen ndodhi kur vajza e tij, nënkryetarja e Grupit Parlamentar të RN, Marine Le Pen, ishte larg nga Franca, përkatësisht në Mayotte, në koloninë franceze në Oqeanin Indian.