Ballina Kulturë Ndërron jetë Muhamed Amare, një ndër kolosët dhe mendimtarët bashkëkohorë më të...

Ndërron jetë Muhamed Amare, një ndër kolosët dhe mendimtarët bashkëkohorë më të mëdhenj të botës islame

Sot ka kaluar në botën e amshueshme një ndër kolosët dhe mendimtarët bashkohorë më të mëdhenj të botës islame Prof. Dr. Muhamed Amare, në moshën 89 vjeçare, duke lënë një boshllëk në mesin dhe zemrat e muslimanëve por thesare dhe gjurmë të pa shlyeshme në literaturën dhe filozofinë islame. Ai, padyshim se ishte një eciklopedi e rralle dhe një prej figurave më eminente të botës islame.

Veçojmë nga thëniet e tij:

▪️Njeriu është rob vetëm i Zotit, e zotëri i çdo gjëje pas Tij.

▪️Shumica e sekularistëve dhe jo muslimanëve e kundërshtojnë nenin e kushtetutës së vendeve islame ku ceket se feja e shtetit është Islami.
Përderisa nuk e kundërshton asnjëri prej tyre nenin e kushtetutës së vendeve krishtere ku e precizon identitetin krishter të shtetit, edhe pse feja krishtere ia le në dorë Cezarit atë që i takon Cezarit dhe përqendrohet në pasimin e udhezimit jezuit dhe fitimin e mbretërisë amshuese, kurse Islami është fe dhe shtet, është etikë dhe politikë, është qiell dhe tokë, dhe metodologji gjithëpërfshirëse e dimenzioneve të kësaj bote dhe botës së amshueshme.

▪️Disa dijetarë të së keqes e të pushtetarëve pretendojnë se Islami i obligon qytetarët që t’i nënshtrohen udhëheqësve të tyre, kështu në përgjithësi dhe në çdo gjendje..duke kërkuar nga Umeti që ta falenderojnë udhëheqësin nëse punon me drejtësi dhe të durojnë ndaj zullumit të tij nëse është i padrejtë..dhe ata mendojnë se e mashtrojnë Umetin kur nuk bëjnë dallimin në mes “dorëzimit” dhe dobësimit para zullumit dhe të keqes – e këtë e ka ndaluar Islami në çdo formë – dhe në mes “sabrit-durimit islam” i cili është guxim dhe rezistencë ndaj vështirësive dhe sfidave në rrugën e avacimit dhe ngritjes, e në radhë të parë rezistenca ndaj krimit dhe padrejtësive.

▪️E çka është edhe më e çuditshme, këta dijetarë personal të pushtetarëve janë ata që përzgjedhin nga thëniet profetike në mënyrë sipërfaqësore citate për ta edukuar umetin “në ndëgjim dhe respektim” ndaj atyre pushtetarëve që nuk meritojnë as ndëgjim e as respektim.

▪️E desha të mirën vetëmse është e mirë dhe e urretja të keqen vetëm se është e keqe, e kjo do të më mjaftonte që të dal para Zotit tim.

Zoti e mëshiroftë këtë dijetarë, penda e të cilit nuk pushoi asnjëherë në ngritjen dhe ndriçimin e mendimit islam.

*Në vijim do ua sjellim një biografi të shkurtër rreth jetës dhe veprës së tij…

Muhamed Amare

Hyrje

Muhamed Amare Mustafa Amare është një prej mendimtarëve dhe dijetarëve më të njohur bashkëkohorë, po ashtu është autor i shumë librave. Është marrë shumë me vërtetësinë e dorëshkrimeve të disa dijetarëve dhe është anëtarë i Këshillit për Kërkime dhe Hulumtime në Universitetin e Az’harit në Kajro.

Lindja dhe jeta e tij

Muhamed Amare Mustafa Amare është lindur me 08.12.1931 në një prej fshatrave të Egjiptit. I rritur në një familje mesatare fshatare, por me një traditë fetare. Kishte tre vëllezër, dhe deri sa ishte nëna e tij shtatzënë me të, i ati i tij ishte betuar se nëse do ti lindte djalë do ta quante Muhamed dhe se do t’ia dhuronte dijes islame, gjë të cilën edhe e kishte bërë, andaj i ati i tij ishte përpjekur që çdo herë t’i krijonte kushtet për të mësuar, në mënyrë që të mos bëhej shkaktar për t’a ndal nga rruga e mësimit.

Qysh në vegjëli e kishte mësuar Kuranin përmendesh e së bashku me të edhe rregullat e leximit të tij. Që në moshë të re kishte shfaqur një interesim të madh për çështjet madhore të vendit dhe të umetit islam në përgjithësi, andaj edhe kishte filluar që herët të merrej me shkrime, dhe qysh në moshë të re publikon artikullin e tij të parë në revistën “egjipti i të rinjve” me titull “Lufta për Palestinën”.

Shkollimi i tij

Hapat e parë të mësimit i kishte marrë në fshatin e lindjes, ndërsa më vonë vazhdon shkollimin në Desuk në vitin 1945. Kur ai u regjistrua në vitin e parë, si kusht për regjistrim në shkollat e Az’harit ishte që ta dije Kuranin përmendesh dhe të zotëroje mirë rregullat e leximit të tij, të zotëroje mirë drejtshkrimin, matematikën dhe bukurshkriminm andaj edhe ishte mjaftë e vështirë kalimi i provimit pranues. Nga shkolla e mesme e kreu në vitin 1949, Fakultetin në drejtimin e Gjuhës Arabe dhe Shkencave Islame në Universitetin e Kajros në vitin 1965, magjistraturën në vitin 1970, ndërsa doktoraturën, po në të njëjtin universitet, në degën e Filozofisë Islame e kreu në vitin 1975.

Veprimtaria e tij

Qysh në moshë të re ishte preokupuar me problemet e vendit. Në moshën 14 vjeçare mori pjesë në protestat kundër Anglisë, pastaj u inkuadrua në Partinë për Egjiptin e Ri dhe filloi që haptas, përmes shkrimeve të tij, të kundërshtonte qeverinë e Egjiptit.

Muhamed Amare gjatë shkollimit të tij nuk ndalej nga aktivitet kundër dhunës, padrejtësisë shoqërore, varfërisë, dhe ngufatjes kulturore që po i bëhej Egjiptit, por që si pasojë e kësaj ishte suspenduar nga studimet për një vit, ndërsa më vonë, derisa ishte si absolvent i fakultetit, arrestohet për afro gjashtë vite,

Muhamed Amare në fillim të formimit të tij ishte një prej idealistëve më të njohur të marksizmit, ndërsa më vonë udhëzohet, duke u bërë kështu një prej idealistëve më të njohur të Islamit.

Ai i ka kushtuar një kujdes të veçantë autorësisë dhe vërtetësisë së veprave të Xhemaludin El-Afganit, Muhamed Abduhusë dhe Abd Er-Rahmen El-Kevakibi, e po ashtu ka shkruar edhe disa vepra për figurat më me ndikim në zhvillimin e mendimit bashkëkohorë islam si Sejid Kutbin,

Hasan El-Benan, Ebu Ala El-Mevdudin etj. Ai nuk ka lënë pas dore as gjeneratën e parë të sahabëve me vepra të shkruara rreth jetës së disa prej tyre, pastaj ka disa vepra të shkruara rreth rrymave dhe lëvizjeve islame si në të kaluarën, po ashtu edhe në kohën tonë.

Ai po ashtu ka marrë shumë çmime, mirënjohje, diploma dhe falënderime për punën që e ka bërë deri më tani, siç është çmimi i organizatës Miqtë e Librit, në vitin 1972 në Liban.

Muhamed Amare ka dhënë kontribut të madh në shumë trajnime, seminare dhe kongrese të ndryshme, të cilat kishin për qëllim ringjalljen dhe progresin e mendimit islam bashkëkohorë krahas zhvillimeve botërore. Ai është anëtarë i shumë këshillevej dhe shumë organizatave që kanë për qëllim nxitjen dhe zhvillimin e kërkimeve dhe hulumtimeve islame, siç është Këshilli i Lartë për Çështje të Islamit, Instituti i Lartë për Mendimin Islam etj.

Ai po ashtu është autor i mbi 200 librave, që në to kryesisht është përpjekur të shtjelloj çështjen e ngecjes së mendimit islam, andaj edhe mundohet që të vie me një metodologji të avancimit, zhvillimit dhe progresit të tij.

Muhamed Amare veçohet me mbrojtjen ndaj Islamit, andaj edhe është quajtur nga laikët si “Avokat i Lëvizjes Islame”. Po ashtu veçohet edhe me maturinë e tij dhe me mesataren së cilës i përbahet.

Ai po ashtu dallohet për nga morali, modestia dhe thjeshtësia e tij. Asnjëherë nuk kishte pranuar që të merrte ndonjë postk udhëheqës, vetëm e vetëm që të ruante lirinë e shprehjes dhe të mos bëhej pre e pozitave dhe epiteteve, e të kufizohej në lirinë e të shprehurit, andaj edhe jetën e tij e kalon në një modesti të madhe, edhe përkundër mundit që e dha në shërbim të Islamit.

Libri i tij i ri i kushtohet revolucionit të fundit në Egjipt dhe titullohet “Revolucioni i 25 Janarit dhe thyerja e frikës”, ku Amare shpreh qëndrimet e tij në përkrahje të revolucionarëve egjiptian. Prej librave të tjerë do të mund të veçonim:

1- Mealim el-menhexh el-islamij.

2- El-Islam ve el-mustakbel.

3- Hadha Islamuna.

4- El-harekeh el-islamijeh (ru’je mustakbelijeh).

*Kjo biografi është e shkëputur nga libri ”NGA KOLOSËT E KËSAJ FEJE”, autor: Mr. Artan Musliu, e botuar në Prishtinë, në vitin 2016.

Exit mobile version