Ndërron jetë ish-boksieri Leon Spinks që kishte fituar ndaj Muhamed Ali

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare ish-kampioni botëror i peshave të rënda dhe olimpik boksieri amerikan Leon Spinks, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga familja e tij, thuhet se Spinks ka vdekur si pasojë e sëmundjes së kancerit për shkak të së cilës ishte në trajtim.

Spinks fitoi medaljen e arit në Olimpiadën e zhvilluar në vitin 1976 në qytetin Montreal të Kanadasë.

Në vitin 1978 ai u bë kampion në peshat e rënda duke fituar përballë Muhamed Ali.

Muhamed Ali, i cili fitoi ndeshjen e revanshit që u mbajt të njëjtin vit rimori nga Spinks titullin e kampionit botëror.