Mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare hoxha i nderuar nga Presheva, Mulla Qemal ef. Hebibi.
Këtë lajm e ka bërë të ditur hoxha nga Prishtina, Husamedin ef. Abazi.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot nga ora 15.30 në varrezat e fshatit Norçë (Preshevë).
Ky është njoftimi i plotë i Hoxhës Husamedin Abazi:
Mbrëmë na la Hoxha pedant, Mulla Qemali!
Pas një jete të bujshme dhe hjekave e vështirësive të shumta, mbrëmë në moshën 84 vjeçare ndërroi jetë Mulla Qemal ef. Hebibi nga Presheva.
Një Hoxhë që shërbeu 55 vite në xhaminë kryesore në Preshevë dhe që neve më të rinjëve na inspironte me pedantërinë, krenarinë, guximin dhe karakterin e fortë. Mbrëmë na la dhe u takua me Krijuesin e tij dhe tonin dhe i’a dorëzoi shpirtin e përvuajtur dhe të pabërë rahat në këtë botë të parehatshme.
Ai ruh e dinte se nuk është i këtuhit, e dinte se ka ardhë këtu për të sjellë frymë nga atje e për t’u rropatur që këtuhen t’ia përngjaj atjehes, edhe pse e dinte se këtuhja nuk bëhet dot atjehja, sidomos jo me ata që i gjeti këtu…Mulla Qemali pasi që djalin e parë, Habibin, e orientoi drejtë studimeve në elektroteknikë, për ta mbajtë gjallë edhe pas vetes atjehen, më 1982-en ndërmori edhe një hap konkret dhe atë duke e regjistru djalin e tij të dytë Muvehidin në Medresenë Alaudin në Prishtinë e i cili me sukses te lartë e kreu ate, e poashtu edhe Fakultetin Islam ne Sarajevë e Damask dhe Magjistraturën në Bejrut dhe pasi u kthy nga andej dhe veproi palodhshëm në ngritjën e vetdijës dhe avansimin e projektit të Rizgjimit Islam e i cili ishte në fillimet e veta në Kosovë dhe në Kosovën Lindore, Allahu i’a mori atë Luan të Daves më 18 dhjetor 1996, para se ta merrte mbrëmë edhe Mulla Qemalin. InshaAllah Allahu i’u ribashkoi atje, por dhe edhe me shumë Siddikiiin, Salihiiin, Shuheda e Nebijjiiin dhe pasi na lëntë pas vetës shumë Talebe, Djemë e Vajza, që tashmë janë Hoxhallarë, Ekonomistë, Juristë, Mjekë etj. Allahu ju mëshiroftë e gradoftë me Firdewsin më të lartë Mulla Qemal e Muvehid Efendi.
Ndërsa juve i dashur Habib, familjës, miqëve, hoxhallarëve dhe gjithë Bashkësisë Islame, Allahu jua shtoftë sabrin e gajretin. Inna Lil-Lahi we inna Ilejhi raxhiuuun.
P.s Varrimi i Rahmetliut bëhet sot nga ora 15.30 në varrezat e fshatit Norçë (Preshevë).