Sot, në moshën 88 vjeçare ka ndërruar jetë hafëzja më e vjetër në Maqedoni, Merjem Ebibi nga qyteti i Shkupit, e njohur ndryshe si “Merjem Ablla”, raporton Anadolu Agency (AA).
Namazi i xhenazes (ceremonia mortore) do të falet në kohën e drekës në xhaminë Duqanxhik në Shkup, ndërsa varrimi i të ndjerës do të bëhet në varrezat e qytetit “Butel”.
Merjem Ablla, pjesëtare e njërës nga familjet me rrënjë shkupjane, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në vazhdimin e traditës së memorizimit të Kur’anit, duke nxjerrë dhjetëra hafëze dhe duke u mësuar leximin e Kur’anit mbi një mijë nxënësve.