Ballina Kulturë Ndërron jetë aktori nga Shkupi, Luran Ahmeti

Ndërron jetë aktori nga Shkupi, Luran Ahmeti

Ka vdekur aktori shqiptar nga Shkupi, Luran Ahmeti.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, e cila në emër të ministrit Çeku i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes dhe të gjithë tyre që e njohën për së afërmi.

Ahmeti ka qenë shumë popullor edhe në Kosovës, pasi ka luajtur edhe në disa prej serive të serialit “O sa mirë.

Ai ishte aktor i Teatrit Shqiptar në Shkup, ndërkohë që ka luajtur edhe në filmin e njohur “Taken” përkrah aktorit të njohur të hollivudian Liam Neeson.

Ky është telegram ngushëllimi i ministrit Çeku:

E nderuar familja Ahmeti,

I tronditur dhe me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj, aktorit tonë të madh shqiptar, Luran Ahmeti.

Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, miqtë dhe kolegët e Luranit dhe lë një zbrazëti të madhe në artin dhe kulturën tonë shqiptare.

Skenës artistike teatrale e kinematografike do t’i mungojë talenti dhe profesionalizmi i Luranit, i cili me dashurinë, përkushtimin dhe angazhimin e tij për lojën skenike, arriti të depërtojë edhe në skenën ndërkombëtare. Lurani nuk e përfaqësoi vetëm veten e tij, por prezantoi edhe vlerat e artin shqiptar brenda hapësirave kombëtare dhe jashtë tyre.

I lehtë i qoftë dheu.

Pranoni ngushëllimet më të përzemërta e të sinqerta, ju e nderuar familje, miq, kolegë e ju dashamirë të Luranit.

Exit mobile version