Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj tha se kërkimet në Kizhevak të Rashkës janë ndërprerë dje për shkak të motit.
“Sot mund të njoftojmë që në kërkimet qe kanë filluar muajin e kaluar. Njërën prej varrezave masive, dje janë ndërprerë për shkak të rrethanave të motit. Kërkimet do të vazhdojnë në pranverë, sapo të ofrohen kushtet klimatike. Ka pasur rezultate por me shumë kushtëzim. Përveç kësaj komisioni është marrë edhe me punë tjera”, theksoi Manaj.
E, Arsim Gërxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore tha se janë tri grupacione te cilat janë përdorur për fshehjen e krimit.
“Ujërat, minierat dhe vendet apo varrezat civile janë përdorur për fshehjen e krimit. Dhe këto na kanë shkaktuar edhe vështirësi për gjetjet. Deri më tani janë tërhequr ato pjesë kockore që kanë qenë në sipërfaqe, janë marrë mostrat për ADN. Mund të bëhet fjalë për 4-5 persona të cilët janë tërhequr nga si lokacion. Vendi është konservuar me standarde antropologjike.
Tutje, Kushtrim Gara tha se gjatë vitit janë bërë kërkime në 7 lokacione.
Ndryshe, për disa ditë radhazi në këtë lokacion ka pasur kërkime nga Ekipi i Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe asaj të Serbisë.