Në mungesë së kuorumit është ndërprerë seanca plenare dhe dy pikat e mbetura për shqyrtim janë shtyrë për një nga seancat e radhës të Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e sheh të paarsyeshme që të vazhdojë debatin për pikat e mbetura pa praninë e opozitës.
“Në mungesë të kuorumit mua po më duket krejt e paarsyeshme edhe që të shteret debate edhe në këto kushte pa pranin e opozitës sepse prania e opozitës e bënë gjithmonë debatin më kualitativ si rregull i përgjithshëm nuk po më duhet fare e arsyeshme që t’i trajtojmë këto dy pika por t’i lëmë në njërën prej seancave kur e kemi të pranishme edhe opozitën”, tha ai.
Pikat e mbetura janë rekomandimet për mbikëqyrje e zbatimit të ligjit për shoqëri tregtare, shqyrtimin e raportit me rekomandime lidhur me problemet e evidentuara në KOSST, si dhe formimi i organit përzgjedhës së pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve të organit shqyrtues të prokurimit. /kosovapress