Nderohen viktimat që humbën jetën në aksidente trafiku

Sonte do të ndezën qirinj në nderim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku, njëkohësisht do të prezantohen spote për vetëdijesim të pjesëmarrësve në trafik.

Ky aktivitet po organizohet Policia e Kosovës, OSBE, Kolegji i Shkencave të Aplikuara ‘Tempulli’ dhe KUSA, në kuadër të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor, e cila në krejt botën shënohet të dielën e tretë e muajit nëntor.

Ndryshe, dje në sheshin “ZahirPajaziti”, u organizua dita për dhurimin e gjakut për personat e lënduar në aksidente trafiku.