Ndërhyrje politike në sport/ Tifozët serbë provokuan sërish, ia kushtuan një koreografi RS-së

Në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Serbisë dhe Danimarkës është parë një koreografi kushtuar Bosnjë-Hercegovinës te entiteti RS, i cili u organizua nga tifozët e përzgjedhjes vendase atje.

Ndeshja u luajt në stadiumin Duboçica në Leskovc dhe gjatë intonimit të himneve kombëtare, tifozët serbë në njërën nga tribunat vunë në pah një koreografi ku shkruhej: “Republika Srpska, krijim i fortë”, pranë stemës së madhe të RS.

Tifozët ndezën pishtarë në disa vende dhe nxehën më tej atmosferën përpara ndeshjes kundër Danimarkës.

Ndeshja përfundoi 0:0 dhe sigurisht do të ketë material për UEFA-n, e cila dihet se është rigoroze kur bëhet fjalë për çdo lloj ndërhyrje politike në sport.