Forcat izraelite plagosën 108 palestinezë në një demonstratë kundër vendbanimeve të paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor.
Të premten palestinezët zhvilluan demonstrata kundër vendbanimeve pushtuese në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Ushtarët izraelitë ndërhynë ndaj protestuesve me plumba gome dhe gaz lotsjellës.
Si pasojë e ndërhyrjes së ashpër, 108 palestinezë u plagosën, 68 prej tyre me plumba gome dhe dhjetëra prej tyre u ndikuan nga gazi lotsjellës.
Ndër të plagosurit ishin dy fotoreporterë, njëri prej të cilëve ishte një fotoreporter i pavarur që punonte për agjencinë turke të lajmeve Anadolu Agency (AA), Nidal Ishtiye. Fotoreporteri i pavarur i AA tha se forcat izraelite drejtpërdrejt shënjestruan gazetarët me plumba gome, dhe 3 plumba goditën këmbën e tij të majtë.
Pushtuesit civilë hebrenj po përpiqen të krijojnë kampe të vogla me karvanë dhe shtëpi kontejnerësh në shumë pjesë të Palestinës. Më vonë struktura të tjera u shtohen këtyre kampeve, duke përshpejtuar kështu rritjen e vendbanimeve të paligjshme.
Më shumë se 450.000 pushtues hebrenj civilë jetojnë në Palestinë, të cilën Izraeli e pushtoi në vitin 1967. /trt