Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Ndaloni këto plane të çmendura’, Liga Arabe paralajmëron kundër sulmit në Rafah

“Ndaloni këto plane të çmendura’, Liga Arabe paralajmëron kundër sulmit në Rafah

Ahmed Aboul Gheit

Kreu i Ligës Arabe paralajmëroi se një ofensivë tokësore izraelite në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, do të çonte në “një fatkeqësi humanitare” dhe do të kërcënonte stabilitetin në rajon.

“Ne po u bëjmë thirrje të gjitha palëve që e kuptojnë peshën e situatës që të veprojnë menjëherë në mënyrë që të ndalojnë këto plane të çmendura”, tha në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës ka kërkuar strehim në Rafah.

“Cili është kuptimi i drejtësisë dhe i organizatave ndërkombëtare nëse janë të paaftë për të zbatuar një armëpushim dhe për t’i dhënë fund këtyre masakrave të tmerrshme të përditshme? tha ai.

Deklarata erdhi një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ekipin e tij negociator të tërhiqej nga bisedimet në Kajro për të ndërmjetësuar një armëpushim me Hamasin. /abcnews

Exit mobile version