Edhe pse gjatë gjithë mandatit të tyre shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës njihen si kundërshtarë të “parimeve islame”, gjatë fushatës pothuajse qëndrimet e tyre karshi islamit dhe myslimanëve “ndryshojnë” për së miri.
Madje disa prej tyre nuk hezitojnë që fushatën ta bëjnë edhe nëpër institucionet fetare, si në xhami dhe medrese.
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, i cili është bërë shkaktar që të mos ndërtohet xhamia në lagjen Kalabria (Veternik), ka thurur vargje lavdie për medresenë dhe islamin.
Ai përmes rrjetit social facebook ka bërë të ditur se ka vizituar medresenë e mesme Alauddin, ku është pritur nga drejtori dhe profesorë të këtij institucioni.
Bile ka thënë se ligji për fetë është në agjendën e kuvendit dhe gjatë këtij mandati do të përfundojë.
Por këtyre premtime në kohë fushate edhe mund të mos iu besohet.
Ky është postimi i tij në facebook:
Liria fetare është e paprekshme.
Medresja dhe medresantët kanë luajtur rrol me peshë jo vetëm për arsimimin e popullit tonë por ishin edhe burim i diturisë, në veçanti pas Luftës së Parë Botërore.
Tradita e besimit vështirë ndahet nga tradita e lirisë. Madje, është thënë me të drejtë se pa vatan s’ka iman.
Sot, dijetarët islam, kanë lënë gjurmë në dijen e përbotshme. Jemi krenar me përkushtimin e secilit dijetar, duke dëshmuar se vlera dhe pasuria thelbësore e kombit tonë është toleranca.
Toleranca fetare është vlerë e pacenueshme e shpirtit të kombit tonë.
Përkrahja ndaj kandidaturës time për Kuvend, nga profesorët e Medresës dhe medresantët, shton obligimin tim ndaj ruajtjes së traditës por edhe të drejtës për të besuar!
Ligji për fetë, ishte në agjendën time kuvendore si çështje me prioritet. Përkrahja ime dhe kontributi im në këtë drejtim nuk do të mungoj./Mesazhi.com/