Një burrë i cili mbante një brez eksplozivi është “neutralizuar” nga policia belge në Grand Central Station (Stacioni i madh Qëndror) i Brukselit.
Forcat e sigurisë evakuan qytetarët nga La Grande Place – sheshi kryesor në kryeqytetin e vendit. Dëshmitarët thanë se sheshi u zbraz plotësisht në vetëm pak sekonda.
Prokurori federal Eric Van der Sypt tha se autoritetet po e trajtojnë incidentin “si një sulm terrorist”, i cili u parandalua në momentin kur i dyshuari u neutralizua.
“Nuk e dimë nëse sulmuesi është ende gjallë apo i vdekur”, shtoi Van der Sypt.
Belgjika ende nuk e ka marrë veten nga sulmet e fundit terroriste, ndërsa nuk dihet nëse vendi do të rivendosë alarmin kritik të rrezikshmërisë nga sulme të tilla. /MESAZHI/