Ndalohet ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël në Bosnjë

Dhoma e Sipërme e Parlamentit të Entitetit të Federatës së Bosnjës miratoi ndryshimet ligjore që ndalojnë ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël në territorin e vendit, në një përpjekje për të mbrojtur lumenjtë, njoftuan mediat lokale.

Dhoma e Popullit miratoi amendamentin e propozuar që ndalon ndërtimin e hidrocentraleve, me kapacitet të instaluar deri në 10 MW, njoftoi të enjten agjencia e lajmeve Indikator.

Amendamenti përjashton hidrocentralet e vegjël me sisteme ujore të bazuara në gravitet.

Në vitin 2020, Dhoma e Ulët e Parlamentit të Federatës, Dhoma e Përfaqësuesve, miratoi një projektligj për mbrojtjen e lumenjve, i cili parashikon ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël në vend. Deklarata u nënshkrua nga një grup organizatash mjedisore vendase dhe të huaja.

Federata është një nga dy entitetet autonome që formojnë Bosnjë-Hercegovinën. Tjetra është Republika Serbe. /monitor