Ndalohet alkooli në aeroporte dhe avionë

___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Në Britani hipja në avion në gjendje të dehur apo dehja në avion mund të dënohet deri në 2 vite burgim Me rastin e rritjes së numrit të personave të ndaluar në gjendje të dehur në aeroportet e Britanisë së Madhe, qeveria njoftoi se ka marrë masa të reja në lidhje me këtë çështje.

Sipas të dhënave në 18 rajone policore nga 20 prej tyre në Britaninë e Madhe e cila përbëhet nga Anglia, Uellsi, Skocia dhe Irlanda e Veriut, numri i personave të ndaluar në gjendje të dehur gjatë muajit shkurt të vitit 2016 ishte 225, kurse në muajin e njëjtë të këtij viti ky numër u rrit në 387.

Dhoma e Lordëve të Parlamentit britanik propozoi masa të reja për rregullimin e shitjes së alkoolit në aeroporte, ndërkaq edhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se këto propozime janë marrë në shqyrtim.

Në këtë aspekt përfshihet ndalimi i konsumimit të pijeve alkolike në aeroport dhe në avion të personave të cilët i kanë blerë në dyqanet të liruara nga taksat si dhe ndalimi i shitjes së alkoolit tek pasagjerët e dehur.

Në një sondazh të BBC u zbulua se ekuipazhi i kabinës së avionëve është ankuar nga pasagjerët të cilët përdorin alkool të tepërt. Në sondazhin e zhvilluar me 4 mijë anëtarë të ekuipazhit të kabinës së avionëve, çdo i pesti anëtar ka treguar se i ekspozohet ngacmimeve fizike.

Njëra nga anëtaret femër të ekuipazhit Ally Murphy thotë se e ka braktisur profesionin e saj 14-vjeçar për shkak të ngacmimeve. Ajo tregon shqetësimin e saj nga rritja e ngacmimit seksual për shkak të alkoolit të tepërt.

“Njerëzit neve na shohin si barmenë në ajër”, thotë ajo. Në Britani hipja në avion në gjendje të dehur apo dehja në avion mund të dënohet deri në 2 vite burgim. Në avionët në këtë vend brenda një viti shitet alkool në vlerë prej 300 milionë stërlina.