Ndalet ngrohja nga Termokos, mërdhijnë qytetarët

Që nga dita e djeshme Termokos ka ndalur ngrohjen në kryeqytet, duke lënë kështu qytetarë të shumtë pa ngrohje në këto ditë të ftohta.

Kjo nuk është hera e parë që Termokosi po ka probleme me ngrohje sivjet.

Brenda një muaji, ka ndodhur edhe dy herë të tjera që qytetarët e disa lagjeve të Prishtinës të mbesin pa ngrohje, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, nuk dihet arsyeja e këtij problemi.

Indeksonline ka tentuar të kontaktoi disa herë me zyrtarë të ngrohtores së kryeqytetit, mirëpo ata kanë qenë të pa qasshëm.

Kështu, qytetarët nuk mund të dinë se kur do iu rikthehet ngrohja.