Xhudistja kosovare Loriana Kuka ka mbetur pa medale në garën e saj në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Paris të Francës.
Pasi fitoi luftën e parë, Kuka u ndal me “wazzari” nga xhudistja ukrainase, Yelyzaveta Lytvynenko, në rrethin e tetë të finales në kategorinë -78 kg, raporton KosovaPress.
Në luftën e parë, Kuka e mposhti me Ippon xhudisten sllovene sllovenen, Metka Lobnik.