Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Navalny propozohet për të kandiduar kundër Putinit

Navalny propozohet për të kandiduar kundër Putinit

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny thotë se ka siguruar mbështetjet fillestare që janë të nevojshme për një kandidaturë presidenciale për të sfiduar Vladimir Putinin në zgjedhjet Presidenciale të marsit.

Navalny, kritik i ashpër i Putin siguroi përkrahjen e 742 vetëve të dielën, ndërsa minimumi i nevojshëm ishte 500 për të filluar procesin e kandidimit. Mbështetësit e tij u takuan në 20 qytete anembanë vendit për të siguruar nënshkrimet.

Megjithatë Komisioni Qendror rus i Zgjedhjeve ka thënë se ai nuk kualifikohet të kandidojë, duke përmendur si argument një dënim me burg që më pas u pezullua. Navalny thotë se dënimi ishte i motivuar politikisht.

Duke folur në tubimin e Moskës, ai e quajti Putin një “president të keq”. Ai u tha mbështetësve të tij të mbledhur në një çadër në  breg të lumit me dëborë, se do të thërrasë një bojkot të zgjedhjeve nëse atij nuk i lejohej të kandidojë.

Navalny konsiderohet gjerësisht si i vetmi kandidat me një shans për të sfiduar presidentin, i cili po kërkon një mandat të katërt që do ta bënte atë udhëheqësin më jetëgjatë në pushtet që nga Joseph Stalin./Ora News

Exit mobile version