Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!.
Vërtet që njeriu është krijuar i paqëndrueshëm: kur atë e godet e keqja, ai ligështohet fort, por, kur i bie e mira, ai bëhet koprrac. Përjashtim bëjnë ata që falen. E që janë të vazhdueshëm në faljet e tyre. E që caktojnë një pjesë të pasurisë së tyre, për lypësin dhe për nevojtarin. E që besojnë në Ditën e Llogarisë (Gjykimit). E që e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme). E që i ruajnë amanetet dhe i plotësojnë besëlidhjet e tyre. E që gjithnjë dëshmojnë drejt. Pikërisht ata do të jenë të nderuar në kopshtet e Xhenetit.
Kaptina el-Meárixh