NATO: Turqia ka të drejtën për të mbrojtur sigurinë e saj

Zëvendës sekretarja e përgjithshëm e NATO-s, Rose Gottemoeller tha se Turqia ka të drejtën për të mbrojtur sigurinë e saj.

Gjatë vizitës në Ankara ajo u prononcua për një kanal televiziv privat.

Ndër të tjera Gottemoeller tha: “Turqia është një nga vendet që ka mbetur më shpesh ballë për ballë me kërcënimin e terrorit dhe është duke luftuar me këtë kërcënim të tmerrshëm. Ka arsye legjitime për shqetësimin e saj në lidhje me strukturimin e armatosur kurd në Siri”.

Ajo vlerësoi edhe tensionimin e përjetuar ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të dërgimit të armëve YPG/PKK-së në Siri.

“NATO është një familje e madhe dhe ndonjëherë përjetohen mosmarrëveshje me vendet anëtare. Turqia është shumë e rëndësishme për NATO-n dhe një nga anëtaret më të vjetra të Aleancës. Ne mund të ndihmojmë si një familje për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes anëtareve tona. NATO do të jetë në tryezën e negociatave dhe Turqia mund ta sjellë këtë temë në rendin e ditës” u shpreh Zëvendës sekretarja e përgjithshëm e NATO-s.

Nga ana tjetër, Ajo tha se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe është i kënaqur nga bisedimet e bëra me Erdoganin.