Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se, Rusia ka vazhduar me grumbullimin e forcave ushtarake në afërsi të kufirit me Ukrainën, një grumbullim i pabazë dhe i pashpjegueshëm, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për të ulur konfliktet.
Duke cituar burime të NATO-s, Stoltenberg tha se, Rusia po sjell gjithnjë e më shumë forca ushtarake, artileri, trupa luftarake, tanke luftarake afër kufijve të Ukrainës”.
Stoltenberg shtoi se retorika agresive e Moskës rreth mosmarrëveshjes nuk ka të ndalur. /atsh